Ndihme ligjore per prishje kontrate nga punedhenesi

Pershendetje,

Doja t’ju kerkoja ndihme mbi nje ceshtjen time civile me objekt prishjen e kontrates se punes.

Kam paraqitur si prove materiale regjistrime vokale dhe video ku tregoj ne flagrance heqjen e padrejte nga puna, por gjykatesi mi hodhi poshte sepse nuk u kisha marre leje personave qe po regjistroja, te cilet po me hiqnin nga puna. Nuk me duket e arsyeshme qe kjo prove baze te eliminohet, ku eshte dicka 100 e faktueshme. Doja ndihmen tuaj sesi mund ta ndryshoje kete vendim, ne menyre qe keto prova te merren per baze ne gjykim.  Ne regjistrime jam ofenduar, jam kercenuar dhe tregohet qarte presioni ndaj meje. Duhet te kete konventa mbi te drejtat e njeriut, mbi te drejtat e punonjesit qe parashikon situara te tilla. Ne Kodin e Procedures Civile eshte vetem nje nen 278, i cili parashikon si prove qe as kundershton. Kerkoje ndihmen tuaj nga pamundesia ne te cilen ndodhem. Faleminderit,


Qytetari: E. D. Data: 14 November , 2019, Kategoria: Pune.

2 responses to “Ndihme ligjore per prishje kontrate nga punedhenesi”

  1. Pershendetje. Mendoj se gjyqtari ka patur te drejte ne kete rast. Provat merren vetem ne perputhje me ligjin, ndersa ju keni kryer nje pergjim pa lejen e gjykates, cka sjell paligjshmeri te theksuar. Pervec kesaj ky veprim perben edhe veper penale, konkretisht ate te parashikuar ne nenin 121 te Kodit Penal, te cilin po jua citoj te plote: Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

  2. Para se të shqyrtojë provën e paraqitur nga ju (regjistrimin telefonik) gjykata duhet të ketë vlerësuar në bazë të nenit 153/3 të Kodit të Punës që parashikon se gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës ose në bazë të nenit 146 të Kodit të Punës që kur zgjidhja e marrëdhënieve të punës bëhet pa shkaqe të arsyeshme . Për të vlerësuar shkaqet e justifikuara ose shkaqet e arsyeshme (neni 146 i Kodit të Punës) gjykata mbështetet në aktin e largimit nga puna. Mbi bazën e saj vlerëson edhe regjistrimet si prove (megjithëse regjistrimet kanë një problem pasi nuk provojnë dot kohën kur janë marrë, personat që kanë folur. Megjithatë gjykata vlerëson edhe bazuar në nenin 144 procedurë e largimit nga puna, si dhe nenin 143 afatin e njoftimit. Në rastin e provës me regjistrim gjykata duhet të kishte thirrur një ekspert për të bërë verifikimin e kohës së regjistrimit dhe zërin e personave që kanë folur (këtë gjykata e ka detyrim ligjor), përpara se ta shpallte si të pavërtetë regjistrimin, në vendimin përfundimtar. Në këtë rast ju duhet të ngrini pretendimet tuaja në apel, bazuar në nenin 466 germa “ç”, 467 germa “e” të Kodit të Procedurës Civile, për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes me një trup tjetër gjykues.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet