Ndihme ligjore per krijimin e nje federate sporti

Pershendetje, interesohem per krijimin e nje federate sporti. Mund te me orientoni ju lutem nga ana ligjore, cilat jane hapat qe duhen ndjekur per te krijuar federaten? Cilave institucioneve duhet ti drejtohem dhe cfare dokumentacioni me duhet?


Qytetari: S. K. Data: 22 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme ligjore per krijimin e nje federate sporti”

  1. 4

    Pershendetje,

    Federata sportive është person juridik që organizohet dhe funksionon në zbatim të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe kuadrit ligjor për organizatat jofitimprurëse dhe ushtron veprimtarinë në një sport të caktuar në përputhje me statutin e saj, të miratuar nga ministri përgjegjës për sportin brenda 60 ditëve nga data e depozitimit, përpara kërkesës për regjistrim në gjykatën kompetente.
    Të drejtën për të përfituar emërtimin “Federatë shqiptare” e një sporti të caktuar e gëzon ajo organizatë sportive, e krijuar me nismën e personave juridikë, personave fizikë dhe klubeve sportive të atij sporti, që kanë pranuar emërtimin dhe statutin e federatës. Pas përfundimit të kësaj procedure, statuti i miratuar regjistrohet në gjykatë. Ministria përgjegjëse për sportin njeh vetëm një federatë në një sport të caktuar dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e kësaj federate.
    Shteti i delegon të drejtën e organizimit e të zhvillimit të veprimtarive sportive kombëtare e ndërkombëtare vetëm një federate sportive, në një sport të caktuar. Akti i emërtimit “Federatë shqiptare” të një sporti të caktuar jepet nga ministri përgjegjës për sportin, pas opinionit të marrë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
    Procesi i krijimit dhe regjistrimit te nje federate per nje sport te caktuar perfshijne disa institucione dhe procedura, per te cilat kerkohet mbledhja e dokumentacioneve perkatese. Nuk eshte nje procedure e thjeshte e cila mund te ezurohet duke marre nje informacion te pergjithshem, per kete arye ju keshilloj te punesoni nje avokat te specializuar ne ceshtjet sportive, i cili mund te kryej procedurat perkatese.

    Per me shume informacion referojuni ligjit Nr. 79/2017 “PËR SPORTIN” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet