ndihme ligjore per hipotekimin e shtepise

Kam marre nje leje ndertimi per shtepi ne shtator te vitit 1991 ne qytetin e Prrenjasit.  Ne ate kohe punoja e jetoja ne qytet me familje pa pashaportizim ne nje barake.  Ne fshatin Stravaj, e cila eshte  vendlindja ime doja te merrja token time te parardhesve edhe sipas ligjit 7501, ku me takonin 10 dynym toke.  Nuk ma dhane token, por thane qe e keni truallin e shtepise ne qytet falas dhe parlamenti pare pluralist votoj kete ligj per trojet tona. Ne qytet pastaj nuk na i quanin lejet ne hipoteke, por thoshin paguani leket bile ne ate kohe paguam 4000 leke te vjetra. ata nuk e njihnin fare lejen qe na dha Keshilli Pluralist i Pare ne vitin 91. Tani ju si zyre ligjore, a mund te na ndihmoni 1) te rregjistrojme shtepine me hipoteke, pa paguar token dhe 2) te marr token time ne fshat sipas ligjit e pastaj te paguaj truallin.  Ju lutem me ndihmoni se une tani jam invalid pune. Respekte per ju qe jeni humaniste.


Qytetari: Q. B. Data: 16 December , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “ndihme ligjore per hipotekimin e shtepise”

  1. Për të përfituar tokën bujqësore (në fshat) ka dy mënyra:
    Së pari: Me anë të Ligjit 7051, datë 19.07.1991 “Për tokën” i ndryshuar. Për të përfituar tokë bujqësore në pronësi, duhej të ishe banor i fshtatit ose të ishe i punësuar në kooperativën e fshatit. Duke qenë se ju keni qenë banor në rrethin e Përrenjasit dhe nuk punonit në kooperativë nuk keni përfituar tokë bujqësore 1 (një) mijë metra katror për frymë, si familje bujqësore.
    Së dyti: Me anë të Ligjit nr. 9235 datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” i ndryshuar ”. Për të marrë tokën në fshat, duhet të kesh bërë kërkesë, brenda afatit ligjor në Agjensinë e Trajtimit të pronës. Mbi bazën e kërkesës Agjensia do të merrte një vendim. Në rast se nuk keni bërë kërkesë, ju ka humbur e drejta. Por edhe marrja e tokës me anë të Agjensisë së Trajtimit të pronës, ka një kusht që nuk duhe te jetë dhënë me anë të Ligjit nr. 7051, pasi ky i fundit prevalon. Pra, që të përfiton tokë nga Agjensia e Trajtimit të Pronës, duhet që toka e paraardhësve të jetë e lirë.
    (Ky është mendimi im, por mund të ketë edhe mendime të tjera që mund të realizojnë të drejtën tuaj sepse ekziston mundsia e “Rivendosjes së afat të së drejtës për të bërë kërkesë”, nëpërmjet një vendimi gjyqësor).

    Për, sa i përket ndëritmit dhe banesës në qytetin e Përenjasit, në rast se ju keni një leje ndërtimi nga Komiteti Ekzekutiv që ishte organi kompetent për të dhënë leje ndërtimi në vitin 1991, atëherë duhet të aplikosh në Kadastrën vendore për regjistrimin e pasurisë.
    Në rast se Kadastra e refuzon kërkesën tuaj, mund t`i drejtoheni Gjykatës kompetente, me kërkesë-padi me objekt “Detyrimin e Kadastrës të bëjë regjistrimin e pasurisë”, pasi leja e ndërtimit është titull pronësie.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet