Ndihme- kerkese per avokat divorci

Kam nevoje per nje avokat divorci. A mund te me ndihmoni? Si mund te perfitoj ndihme juridike dytesore (hartimi i kerkese padise dhe perfaqesim ne gjykate)? Cilat kushtet dhe kriteret qe percakton ligji? Faleminderit,


Qytetari: E. E. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme- kerkese per avokat divorci”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Per te perfituar nga ndihma juridike dytesore (perfaqesimi ne gjykate me avokat), duhet te jeni ne nje nga kategorite e vecanta te percaktuara ne nenin 11 te ligjit nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantur nga shteti” (viktima te dhunes, te miturit, personat qe perfitojne nga skema e ndihmes ekonimike, personat te cilet perftojne nga pagesa e KMCAP, peronat qe vuajne nga shendetit mendor dhe trajtohen neper institucionet perkatese etj) – ose dhe kategoria e personave te cilet kane te ardhura te pamjaftueshme dhe e kane te pamundur te kontraktojne privatisht nje avokat apo ekspert ligjor. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

    Nese jeni ne kushtet si me siper, ju mund te paraqiteni prane Qendrave tona ose Klinikave te Ligjit, ne menyre qe te asistoheni ne plotesimin e formulareve tip, si dhe te merrni udhezimet mbi dokumentacionin qe duhet te plotesoni. Formularet per aplikimin per perfitimin e ndihmes juridike dytesore mund t’i aksesoni ne seksionin perkates te platformes “juristionline.al” ne linkun me poshte: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

    Me pas, i gjite dokumentacioni i nevojshem bashkelidhur formulareve, duhet te depozitohen ne gjykate dhe do jete gjykata ajo qe do shprehet nese ju takon apo jo avokati falas, ne perputhje me vleresimin ne teresi te percaktimeve ligjore dhe dokumentacionit provues qe do te paraqisni.
    Nese gjykata vendos se ju takon nje avokat falas, do te jete avokati, i cili do te hartoje te gjitha aktet e nevojshme per venien ne levizje te gjykates ne perputhje me ceshtjen tuaj te divorcit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet