Ndihme juridike per kompensim te kostove gjyqesore

Pershendetje,
Jam ne nje proces gjyqesor per “pavleshmeri absolute te kontrates se shitjes…”. Jam kryefamiljare e divorcuar me dy femije te mitur. Kam degjuar qe pagesat qe kam bere ndaj avokatit tim, mund te me kompensohen afersisht me 50%. A eshte e vertete qe mund te kete kompensim? Nese po, cfare duhet te bej qe te me kompensohet kjo shume? Faleminderit!


Qytetari: E. H. Data: 18 January , 2021, Kategoria: Kerkese per ndihme juridike dytesore.

One response to “Ndihme juridike per kompensim te kostove gjyqesore”

  1. Pershendetje. Ligji per ndihmen juridike te garantuar nga shteti parashikon mundesine qe nisur nga niveli i pasurise se personit, apo ne rastet ai i perket nje prej kategorive te vecanta te percaktuara ne kete ligj, te kene te drejte te perfitojne ndihme juridike dytesore, ose/dhe perjashtimin nga taksat dhe tarifat gjyqesore. Per te perfituar ndihme juridike dytesore pa pagese, personi ka te drejte te beje nje kerkese (sipas formularit qe mund ta gjeni dhe ne faqen e juristitonline), dhe ta depozitoje ne gjykate. Eshte gjykata qe merr vendim per kete gje dhe me pas ja percjell Dhomes Vendore te Avokatise, e cila cakton avokatin qe do te ofroje sherbimin juridik, sipas listes perkatese te miratuar. Ne rastin tuaj, ju tashme e keni zgjedhur vete avokatin dhe keni lidhur nje kontrate me te. Nisur nga sa ju spjeguam me siper, ju nuk mund te kerkoni rimbursimin e shpenzimeve te kryera per perfaqesimin me avokat. Megjithate, referuar K.Pr.Civile ne fund te procesit gjyqesor, pala qe humb gjyqin eshte pergjegjese per shpenzimet gjyqesore. Pra nese ju fitoni procesin, edhe tarifa e avokatit, krahas shpenzimeve te tjera te kryera, do t’ju rimbursohen.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet