Ndihme juridike per kompensim te kostove gjyqesore

Pershendetje,
Ju kam derguar nje pyetje para dy diteve. Ju lutem mund te me sqaroni ne lidhje me kete ceshje si meposhte: Jam pale paditese ne nje proces gjyqesor me objekt “per pavleshmeri absolute kontrate.”, Kam degjuar qe pjese te shpenzimeve gjyqesore mund te me kthehen ose kompensohen. Ju lutem, mund te me thoni nese kjo eshte e vertete dhe, a ka ndonje kusht per t’u realizuar kjo? Jane kryefamijare me dy femije. Faleminderit!


Qytetari: E. H. Data: 20 January , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

2 responses to “Ndihme juridike per kompensim te kostove gjyqesore”

  1. 1

    Pershendetje

    Ju bejme me dije se, ne lidhje me pyetjen tuaj te adresuar me pare ne platforme, ju eshte kthyer pergjigje, te cilen mund ta konsultoni ne linkun me poshte: https://juristionline.al/questions_of_civil/ndihme-juridike-per-kompensim-te-kostove-gjyqesore/ .

    Ne vijim te pergjigjeve te kolegeve, ju nuk mund te kompensoheni per shpenzimet gjyqesore qe keni bere deri me tani, por ne proces gjyqesor, nder te tjera, mund te kerkoni njohjen e shpenzimeve gjyqesore dhe ne rast fitimi te gjyqit, ato do t’i ngarkohen si detyrim pales tjeter gjyqhumbese. Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,
    Ne ligji nr 111/2017 “Per ndihmen juridike falas te garantuar nga shteti” parashikohet ofrimi i ndihmes juridike parese, dytesore (avokat falas ne rastin tuaj) dhe perjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqesore, ne rast se ju beni pjese ne nje kategorite e vecanta perfituese ose ne kategorine e personave pa mundesi te mjaftueshme ekonomike. Per te perfituar nje nga llojet e ndihmes juridike falas, duhet te plotesoni formularet perkates se bashku me dokumentacionin shoqerues dhe t’i depozitoni ne gjykate perpara dhe ne cdo faze te procesit gjyqesor, derisa nuk eshte deklaruar i mbyllur hetimi gjyqesor. Nese gjykata vendos se, ju beni pjese ne nje kategorite perfituese te ndihmes juridike, atehere do ta perfitoni ate, sipas procedurave ligjore.
    Ligji nr 111/2017 “Per Ndihmen Juridike Falas te Garantuar nga Shteti”, nuk parashikon kompesim apo kthim te shpenzimeve qe keni kryer deri me tani.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet