Ndihme ligjore per divorcin

Pershendetje. Jam nga Tirana dhe i ndare me gruan per me shume se dy vjet. Doja ta beja ndarjen edhe me gjyq, por mundesia ekonomike eshte shume e veshtire. Doja t’ju pyesja nese ka ndonje mundesi per te me ndihmuar. Faleminderit,

Qytetari: G.M.
Data: 2 Shkurt 2022, Kategoria: Kërkesë për ndihmë juridike dytësore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj per ndihme juridike falas, ju bejme me dije se, ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas (ligji nr. 111/2017), cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti.

    Ne nenin 12 te ketij ligji parcaktohet se perfitues te sherbimeve ligjore falas jane edhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi.

    Nese plotesoni kerkesat ligjore ne lidhje me nivelin e te ardhurave, ju duhet te siguroni dokumentacionin shoqerues (justifikues) perkates dhe duhet te plotesoni Formularin e Aplikimit te Ndihmes Juridike Dytesore dhe/ose Formularin e Vetdeklarimit te te Ardhurave dhe Pasurive. Formularet mund t’i aksesoni ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.
    Ne varesi te kategorise qe beni pjese, disa nga dokumentat justifikues mund te jene: vertetim papunesie/vertetim mase pensioni/vertetim per pasurite qe dispononi nga ASHK/vertetim nga ISSH-ja qe trajtoheni me pension invaliditeti/vertetim nga Njesia Administrative qe trajtoheni me pagese sociale/certifikate personale/familjare etj).

    Dokumentat justifikues, se bashku me formularet, duhet t’i depozitoni ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor (gjykata kompetente ne lidhje me rastin tuaj). Gjykata merr vendim mbi kerkesen tuaj dhe nese e pranon kerkesen per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, atehere Dhoma Vendore e Avokatise ne qytetin ku ju banoni, ju cakton nje avokat nga lista e avokateve qe disponon.
    Ju gjithashtu mund te aplikoni edhe per perjashtim nga tarifat gjyqesore dhe te ekspertit nepermjet plotesimit dhe depozitimit ne gjykate te formularit perkates (shiko linkun me lart).

    Ju keshilloj te paraqiteni ne Qendren e Ndihmes Ligjore Falas me te afert prane vendbanimit tuaj, per nje orientim me te detajuar mbi procedurat e aplikimit, si dhe, ne rast nevoje, per t’ju asistuar me tej ne plotesimin e formulareve perkates per perfitimin e ndihmes juridike dytesore.

    Nese keni ndonje paqartesi per sa me siper shpjegohet, mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 08001010, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

Lini një Përgjigje