Ndihme juridike ne lidhje me pavlefshmerine e kontrates se shitjes

Pershendetje,

Jam e divorcuar me dy femije qe nga viti 2016. Martesa ime eshte pas bere ne vitin 2004. Ne 2006 kemi blere bashke me ish bashkeshortin nje apartament ne plazh. Ne 2007 ish-bashkeshorti ia shet apartamentin te atit pa dijenine time. Une marr dijeni per kete fakt ne vitin 2016 kur po beja divorcin.

PYETJE:
1. Pasi te kthehet apartamenti ne emrin tim edhe te ish-bashkeshortit, cilat jane pasojat administrative dhe penale per personat pergjegjes per kete shitje fiktive?
2. A duhet te demshperblehem une dhe femijet e mi per kohen ne te cilen nuk kemi mundur te perdorim apartamentin?

Faleminderit,


Qytetari: E. H. Data: 9 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme juridike ne lidhje me pavlefshmerine e kontrates se shitjes”

  1. Pershendetje.
    Lidhur me pyetjet tuaja:
    1. Pasi te kthehet apartamenti ne emrin tim edhe te ish-bashkeshortit, cilat jane pasojat administrative dhe penale per personat pergjegjes per kete shitje fiktive?
    Kjo ceshtje nuk ka pasoja administrative. Lidhur me pasojat penale, kjo varet nga menyra se si eshte kryer transferimi i pronesise, pra nese eshte falsifikuar nenshkrimi juaj, apo eshte bere thjesht me kalimin e pronesise vetem me nenshkrimin e tij. Ne cdo rast, nese ju keni dyshime, se jeni mashtruar, apo per falsifikim, do te duhet te beni nje kallezim prane prokurorise se rrethit gjyqesor te vendit ku jetoni.

    2. A duhet te demshperblehem une dhe femijet e mi per kohen ne te cilen nuk kemi mundur te perdorim apartamentin?
    Femijet tuaj nuk jane pronare te apartamentit dhe nuk kane te drejte te kerkojne as pjese dhe as demshperblim.
    Ju ne cilesine e bashkepronares keni te drejte te kerkoni demshperblim. Kerksa per demshperblim paraqitet se bashku me padine per pavlefshmeri absolute te kontrates se shitjes dhe gjykata do te shprehet per te dyja kerkimet.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet