Ndihme juridike gjate procesit ghyqesor

Pershendetje,
Jam viktime nga akusa ”Mjekim i pakujdesshem”ne Gjykaten e Pogradecit, deri tani e kam ndjekur vete gjyqin por duke qene se jam me leje lindje dhe kam nje femije te mitur te cilin nuk do doja ta sorrollasja gjyqeve, kerkoj nese eshte e mundur ne kete faze Avokat,
te cilin nga shkresat qe me jane dhene ne fillim kam lexuar qe mund ta mar pa pagese.

Qytetari: S.Q.
Data: 31 Mars 2023, Kategoria: Ndihmë ligjore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Nese jeni subjekt i ligjit Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, mund te drejtoheni prane qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas. Per te perfituar avokat falas, perjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqesore, ne linkun ne vijim adresat e qendrave: https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/ndihma-juridike-paresore/
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje