Ndihme juridike falas per divorc

Pershendetje,

Ju lutem mund te na te informoni mbi procedurat qe duhet te ndiqen per te siguruar ndihme juridike falas per nje proces divorci? Zona ne te cilen eshte kryer martesa eshte nen juridiksionin e Gjykates se Lezhes. Faleminderit,


Qytetari: B. L. Data: 6 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihme juridike falas per divorc”

  1. Pershendetje,

    Referuar ligjit nr. 111/2017 “Per Ndihmen Juridike Falas te garantuar nga shteti”, ne menyre qe te perfitoni ndihme juridike dytesore falas (avokat), duhet te beni pjese ne nje nga kategorite e vecanta te perfituesve ose te jeni person me te ardhura te pamjaftueshme.
    Ndihma juridike i ofrohet personave të mëposhtëm, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

    Përfituesit e ndihmës juridike me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme
    1. Të drejtën për të përfituar ndihmë juridike e ka çdokush që provon se ka të ardhura dhe pasuri të
    pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për këshillim, përfaqësim dhe/ose mbrojtje në çështjet penale, në çështjet administrative dhe në çështjet civile.
    2. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, sipas kuptimit të pikës 1, të këtij neni, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    3. Të ardhurat e një personi, i cili nuk jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, sipas kuptimit të pikës 1, të këtij neni, nëse janë më të ulëta se niveli i pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    4. Nëse një person, i cili jeton në një familje, kërkon ndihmë juridike dytësore për një çështje kundër një anëtari tjetër të së njëjtës familje, rregulli i parashikuar në pikën 2, të këtij neni, nuk do të zbatohet. Në këtë rast, të ardhurat e këtij personi konsiderohen të pamjaftueshme, sipas pikës 1, të këtij neni, nëse janë më të ulëta se niveli i pagës minimale të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    5. Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, sipas pikës 1, të këtij neni, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi.

    Nese beni pjese ne nje nga kategorite e mesiperme, ju duhet te siguroni dokumentacionin shoqerues (justifikues) perkates dhe duhet te plotesoni Formularin e Aplikimit te Ndihmes Juridike Dytesore dhe/ose Formularin e Vetdeklarimit te te Ardhurave dhe Pasurive/Formularin e Vetedeklarimit te Kategorive te Vecanta. Formularet mund t’i aksesoni ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.
    Ne varesi te kategorise qe beni pjese, disa nga dokumentat justifikues mund te jene: vertetim papunesie/vertetim mase pensioni/vertetim per pasurite qe dispononi nga ASHK/vertetim nga ISSH-ja qe trajtoheni me pension invaliditeti/vertetim nga Njesia Administrative qe trajtoheni me pagese sociale/certifikate personale/familjare etj).

    Dokumentat justifikues, se bashku me formularet, duhet t’i depozitoni ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lezhe (gjykata kompetente ne lidhje me rastin tuaj). Gjykata merr vendim mbi kerkesen tuaj dhe nese e pranon kerkesen per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, atehere Dhoma Vendore e Avokatise Lezhe, ju cakton nje avokat nga lista e avokateve qe disponon.
    Ju gjithashtu mund te aplikoni edhe per perjashtim nga tarifat gjyqesore dhe te ekspertit nepermjet plotesimit dhe depozitimit ne gjykate te formularit perkates (shiko linkun me lart).

    Ju keshilloj te paraqiteni ne Qendren e Ndihmes Ligjore Falas Lezhe, per nje orientim me te detajuar mbi procedurat e aplikimit, si dhe, ne rast nevoje, per t’ju asistuar me tej ne plotesimin e formulareve perkates per perfitimin e ndihmes juridike dytesore.
    Nese keni ndonje paqartesi per sa me siper shpjegohet, mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 08001010, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet