Pershendetje,
Jam i lindur në Prizren me date 7.2.1957 nga babai me shtetesi shqiptare. Nuk jam i rregjistruar në gjendjen civile shqiptare. A kam të drejte me ligj per t’u rregjistruar ne gjendjen civile shqiptare dhe nese mund të më rregjistroj babai im si rregjistrim i më vonshëm edhe pse jam në moshën madhore? Faleminderit,
One Response
Pershendetje!
Ne baze te nenit 6 Ligjit Nr. 113/2020 Për Shtetësinë, Udhëzimi Nr. 65, datë 4.2.2021,
Ju mund të përfitoni shtetësi shqiptare. Fitimi i shtetësisë me origjinë fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinë shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurit dhe dokumentacioni i nevojshëm:
a) kërkesë e shtetasit drejtuar Presidentit të Republikës;
b) certifikatë personale dhe familjare;
c) certifikatë apo çdo dokument tjetër mbi bazën e të cilit vërtetohet origjina shqiptare e kërkuesit, në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, qoftë dhe nga njëri prind;
d) dëshmi penaliteti, të lëshuar nga shteti ku është rezident;
e) vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë.
Faleminderit!