atesia e vajzes/ndihmë ekonomike

Përshëndetje,
Jam 25 vjece nënë e nji vajze 1 vjece. Ajo që kërkoj është atësia e vajzës dhe ndonjë lloj ndihmë ekonomike për veten dhe vajzën. Babai im ka kryer vrasje kundrejt bashkejetuesit tim duke i marrë jetën. Unë kam qenë 1 muajshe shtatzane dhe jam larguar jashtë. Përsa i përket shtatzanisë vetëm prindërit e të dashurit tim e dinin që isha shtatzanë dhe ai vetë.
Vajza bën 1 vjeçe tani në maj dhe ajo që dua është atësia e vajzës dhe çfarë lloj ndihmë mund të përfitoj për vajzën dhe për vete. Nuk jam as në punë dhe nuk mbështetem me asnje lloj ndihmë nga askush.

Faleminderit


Qytetari: S. C. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “atesia e vajzes/ndihmë ekonomike”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nisur nga rrethanat qe referoni, Ju mund te kerkoni vertetimin gjyqesor te atesise se femijes se lindur jashte martese. Kjo padi mund te ngrihet nga ju ne cilesine e nenes se femijes ose nga vete femija pasi behet madhor, kunder personit qe nena dhe/ose femija maxhoren pretendon se eshte i ati. Padia e ngritur nga nena parashkruhet brenda 3 viteve nga momenti i lindjes se femijes ndersa padia e ngritur nga femija pasi behet madhor nuk parashkuhet. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të atij që kërkohet të vërtetohet se ishte i ati i fëmijës.

    Ne lidhje me mundesite e perfitimit nga programet e mbrojtjes sociale per shkak te kushteve tuaja te veshtira ekonomike, ju bej me dije se ju mund te aplikoni per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo fillim muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Per sa parashtrohet ne pyetjen tuaj, evidentohet se ju keni lindur nje femije jashte martese dhe per shkak se bashkejetuesi juaj ka nderruar jete nuk eshte bere e mundur njohja e atesise. Kodi i Familjes parashikon se ju mund të kërkoni vërtetimin gjyqesor te atesise. Por qe procesi gjyqesor te jete i rregullt dhe te provohet se i ati femijes eshte ai qe ju deklaroni, ju duhet vete personalisht te inicioni dhe paraqiteni ne gjykate. E drejta juaj si nene per te kerkuar gjyqesisht vertetimin e atesise se te lindurit jashte martese, parashkruhet brenda tre vjeteve nga lindja e femijes. Ndersa e drejta e femijes per te kerkuar vertetimin gjyqesor te atesise eshte e paparashkrueshme.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet