Përshëndetje ,
Ju lutem më ndihmoni për një padrejtësi që më është bërë nga drejtorija rajonale e ndimes ekonomike Shkodër, duke më hequr padrejtësisht ( me asyetimin pse janë shkëputur nga trungu familjar dy vajzat e mija për të jetuar me forcat e veta ) të vetemen mundësi për mbijetesë, ndihmën ekonomike.
Pyetja: A ekziston ndonjë ligj në drejtësinë shqipëtare kur përfiton një familje një ndihme ekonomike , dhe shkeputen një, dy, a më shumë nga familja për të jetuar me forcat e veta si në këtë rast, a mund të penalizohet e gjithe familja duke ja hequr të vetemen mundësi për mbijetesë .
Me shumë rrespekt dhe besim të plotë!
One Response
Përshëndetje,
Bazuar në problemin që ju shtroni ka referim të qartë ligjor, pavarësisht nëse ju mund ta vlerësoni jo të arsyeshëm, në neni 15 i ligjit Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, parashikon përjashtimi nga ndihma ekonomike si më poshtë:
1. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë gjashtëmujore familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë;
e) kanë anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim dhe banojnë në fshat;
ë) anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të familjeve që kanë anëtarë, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç.
Këto raste ligjvënësi i ka parashikuar si përjashtime dhe abuzim me nidmën ekonomike, si në rastin e ndarjeve të qëllimshme për të arritur plotësimin e kushteve ashtu edhe në rastin kur ka persona të aftë për punë madhor me qëllim nuk rezultojnë punëkërkues.
Gjithashtu ju keni të drejtën të ankoheni, si fillim në rrugë administrative dhe më pas me padi në gjykatë. Neni 29 i ligjit u jep palëve mundësinë e ankimit administrativ dhe me pas gjyqësor, si më poshtë:
1. Aplikuesit për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë dhe personi me aftësi të kufizuar, kur gjykon se i është shkelur një e drejtë e garantuar nga ky ligj, mund të paraqesin ankesë me shkrim pranë bashkisë/njësisë administrative brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit. Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.
2. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e përgjigjes nga struktura vendore, pas ezaurimit të ankimit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.
4. Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar, që pretendojnë se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzojnë të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.
Ju faleminderit!