Ndihme ekonomike

Pershendetje,
Nje i afer i imi, e cila vuan nga kanceri i gjirit dhe ka bere dy operacione, kimioterapi, eshte trajtuar me KEMP. Vitin e pare nuk ka patur probleme me KEMP-in, por ne gjysmen e vitit te dyte ia nderprene. Punonjesi i njesise administrative na tha qe ka dal nga grupi perfitues dhe per kete, kemi bere nje kerkese me shkrim drejtuar KEMP-it Epror. Kerkesa eshte bere ne qershor te vitit 2021 dhe akoma nuk ka asnje pergjigje.  Ju lutem na ndihmoni me nje informacion sesi mund te veprojme, se pervec ndihmes financiare, familjarit i eshte shkaktuar nje stres i jashtezakonshem nga kjo situate dhe ne kontrollin e fundit i kane dale parametrat kanceroze ne rritje.

Ju faleminderit paraprakisht per ndihmen tuaj,

Qytetari: ..
Data: 14 Mars 2022, Kategoria: KEMP

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje
    Ju informojme se deri ne 6 muaj zonja eshte asistuar nga pagesa e raportave sipas Komisionit Mjeksore , dhe ne vijim i eshte drejtuar Komisjonit Mjekoligjore per tu trajtuar me KMACP.
    Ne perfundim te afatit 1 vjecare nga dt e daljes ne KMACP, ju duhet te kishit riaplikuar per tu trajtuar me KMACP edhe per vitin ne vijim.
    Ju keshillojme ti riaplikoni per Kmacp, per kete iu duhet ti drejtoheni mjekut Onkolog per tiu referuar nepermjet fletedrejtimit per zgjatje te periudhes se trajtimit me KMACP.
    Kujdes: KMACP nuk eshte pa afat, eshte komisioni mjekoligjore qe rast pas rasti vlereson nese personi eshte ne kushte per te perfituar kmacp ose jo.
    Faleminderit

Lini një Përgjigje