Ndihme

Pershendetje,

Kam qene 11 vite e martuar dhe gjithmone kam patur probleme me ish tim shoq, me ka rrahur mua dhe djalin. Pas 11 vitesh emigruam ne Suedi dhe aty perseri me torture, ku dhe djali sot esht 10 vjec dhe i mban mend. Derisa vendosa te marr djalin tim dhe te largohem nga ai per ne shtet tjeter, nuk e dija qe isha shtatzane me djale te dyte.

Pasi ika vetem me kercenonte dhe pas 1 viti eshte martuar, por ndarjen nuk ma jep. Prej 5 vitesh jetoj dhe rris e vetme femijet. Jam munduar qe te komunikoje me te, por eshte e pamundur. Me thote qe vetem hajde ne Shqiperi, pa i interesuar asgje per femijet e tij, pa kontribuar asnje qindarke. Ne ate kohe ka bere denoncim ne Shqiperi per djalin, ku tani nuk mundem qe t’i rinovoje pashaporten e tij sepse eshte i denoncuar dhe ai nuk pranon ta terheq.

Po me torturon femijet, me ka lene peng ne kete menyre. Jam me letra ne Suedi, punoj per femijet e mi. Djalin e vogel as qe nuk e njohin fare, edhe pse djalin e madh nuk e kam ndaluar te flas me to dhe me gjyshen e tij, por ai nuk e ka marre ne tel pothuajse fare. Ketu jam e ndare me ligj, por jo ne Shqiperi.

Nuk e di si te veproj. Ndonje keshill nga ju, Ju lutem! Faleminderit,


Qytetari: A. B. Data: 21 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Ndihme”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Gjykoj se ju ne radhe te pare duhet te beni njohjen e vendimit te huaj ne mbeshtetje te neneve 393-398 te Kodit te Procedures Civile,e cila behet ne Gjykaten e Apelit. Ne varesi te vendimit te gjykates se huaj, pasi te behet njohja e vendimit ne Shqiperi do te behen dhe kerkimet perkatese nepermjet permbarimit, sic mund te jene kerkimet per ekzekutim te detyrimit ushqimor, kujdestaria e femijes etj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet