Ndihma sociale

Pershendetje,

Jam nje nene beqare me bebe. Dua te di nese mund te perfitoj ndonje ndihme sociale nga shteti? Faleminderit,


Qytetari: A. Z. Data: 31 August , 2020, Kategoria: Ndihma Ekonomike, programet e punesimit.

One response to “Ndihma sociale”

  1. Pershendetje. Perfituesit e ndihmes ekonomike percaktohen ne bazen e pikezimit, duke vleresuar nje sere elementesh te percaktuar ne ligj dhe aktet nenligjore per te bere vleresimin social dhe ekonomik te gjendjes tuaj. Per te aplikuar per ndihme ekonomike, ju duhet te paraqiteni prane administratorit social, te njesise administrative ku ju keni gjendjen civile, nga data 1-10 e cdo muaji. Kerkesa behet nga ju personalisht, nese ne gjendjen civile figuroni e regjistruar me vete, pra jeni ju kryefamiljarja. Per te aplikuar duhet vetem karta juaj e identitetit (nese jeni ju kryefamiljarja). Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit. Nese vendimi ju refuzon ndihmen ekonomike, ju keni te drejte ta ankimoni, ose te riaplikoni nese keni nje ndryshim ne kushtet tuaja sociale ekonomike.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet