Miremengjes,
Jam 30 vjec. Kam probleme shendetesore dhe jam operuar disa here. Jam pa pune dhe pa asnje te ardhur. Ju lutem a mund te me thoni se cilat jane mundesite per perfitimin e ndonje ndihme nga shteti, ne kushtet ne te cilat ndodhem? Cilat jane procedurat per aplikim?
Ju faleminderit,
One Response
Pershendetje!
Nese jeni e paafte per pune, duhet te pajiseni me vertetimet perkatese shteterore dhe te drejtoheni prane Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë me qellim certifikimin e statusit te invaliditetit te plote apo te pjesshem, nese permbushen kushtet per perfitimin e ketij statusi, i cili shoqerohet dhe me perfitimet perkatese (pension i plote ose i pjesshem i invaliditetit).
Per me tej, mund t’i drejtoheni Sherbimit Social Rajonal, per te pare nese plotesoni kushtet per te perfituar ndihme ekonomike. Nder kategorite perfituese jane edhe familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.
Faleminderit!