Ndihma per familjet ne nevoje

Pershendetje,

Jam me femije, pa te ardhura dhe kam nevoje per ndihme ne kete situate. Ku mund te drejtohem pasi nuk kam perfituar asnje ndihme nga Komuna e Golemit? Faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihma per familjet ne nevoje”

  1. Pershendetje,

    Si familje ne nevoje, ne kushtet e epidemise se shkaktuar nga COVID-19, Ju mund te perfitoni pako ushqimore dhe jo ushqimore falas, si dhe marrjen ne banese te barnave te rimbursueshme.

    Lutem kontaktoni me Sektorin e Sherbimeve Sociale ose perfaqesuesit e njesise administrative ku banoni. Cdo njesi administrative/bashki ne faqen e saj zyrtare ne internet apo ne rrjetet sociale ka vene ne dispozicion numrat e kontaktit, ku mund te telefonojne qytetaret ne lidhje me cdo shqetesim apo nevoje qe kane.

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju bejme me dije se si familje ne nevoje, ju mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet