Ndihma per familjet ne nevoje per shkak te pandemise covid-19

Pershendetje,

Jam nje zonje, e divorcuar dhe kam 1 femije ne ngarkim. Une trajtohem me 2000 leke ndihme ekonomike. Gjate ketyre koheve punoja si pastruese ne shtepi te ndryshme per te siguruar ushqimin, per te paguar ujin dhe dritat, por tani per shkak te virusit nuk me pranon njeri te punoj si pastruese.

A perfitoje une ndonje ndihme financiare, pasi me 2000 leke ne muaj nuk mbijeton dot, jo me te paguhem dritat dhe uji ?

Faleminderit


Qytetari: B. Z. Data: 2 April , 2020, Kategoria: Ndihma Ekonomike.

10 responses to “Ndihma per familjet ne nevoje per shkak te pandemise covid-19”

  1. Bazuar ne aktet nenligjore te miratura se fundmi, qeveria ka parashikuar nje pakete ndihme ekonomike, dhe per rastin tuaj ligjerisht duhet te perfitoni dyfishin e ndihmes ekonomike qe keni perfituar perpara kesaj situate. Konkretisht gjykoj se ju takojne te merrni 4,000 Lek. Ne vijim do shikohen edhe paketat vijuese qe do miratoje qeveria.

  2. Pёrshёndetje,
    Ju konsideroheni shtresё nё nevojё dhe pёrfitoni produkte ushqimore e joushqimore, barna të rimbursueshme dhe ato me kërkesë. Paketen e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore do e merni cdo dy javë. Nё rast se ende nuk i keni pёrfitur kёto ndihma duhet te interesoheni pranё Njesisё Administrative ku ju banoni. Faleminderit

  3. Pershendetje!
    Ne lidhje me qytetaret qe i perkasin kategorise qe trajtohen me ndihme ekonomike, ndihma financiare e parashikuar te jepet gjate periudhes se fatkeqesise natyre te shpallur per shkak COVID-19 eshte sa dyfishi i pageses se ndihmes ekonomike, si dhe gjithashtu ndihma humanitare me pako ushqimore dhe ilace mjekesore per kategorine e rimbursueshme.

  4. 1

    Pershendetje,
    Qeveria ka parashikuar dyfishim te ndihmes ekonomike tuajen ne kete rast, pra nga 2,000 Lek duhet te merrni 4,000 Lek. Ne lidhje me pagen e luftes, nuk mund ta merrni, pasi juve keni punuar si pastruese ‘ne te zeze’, pra nuk e keni regjistruar si aktivitet. Ne kete rast nuk merret ‘paga e luftes’.
    Ne rast se do te figuronit e punesuar diku si pastruese dhe e deklaruar ne organet tatimore, atehere kjo page do ju takonte(por nga ana tjeter nuk do te merrnit ndihmen ekonomike). Faleminderit,

  5. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Duke qenese perfitoni ndihme ekonomike, ju jeni nje nga kategorite te cilat perftojne disa sherbime mbeshtetese nga aktet e miratuara gjate kesaj periudhe pandemie. Sherbimet mbeshtetese te cilat ekzekutohen nga komisionet e mbrojtjes civile (Te cilat ngrihen prane Bashkive, prefekturave etj) ne perputhje me listat qe ata disponojne, jane:
    – shperndarje e paketave ushqimore dhe jo ushqimore si dhe ilacet e rimbursueshme ose me kerkese
    sherbimet sa me siper do t’ju vijne prane baneses tuaj nga grupet e terrenit.

    Perfitim tjeter qe ju keni:
    – Ju jepet nje pagese shtese sa 2-fishi i shumes qe ju merrni.

    – Ne lidhje me pagesen e energjise elektrike, lehtesi parashikohen vetem per debitoret (per borxhet e vjetra te akumuluara), per te cilet jane miratuar disa paketa lehtesuese (mund te behet pagesa me keste ose faljen e kamatvonesave te akumuluara deri 31.12.2019, ne varesi nese keni ose jo nje aktmarreveshje te mepareshme me OSHEE etj).
    Gjithsesi cdo konsumator i energjisë elektrike, familjar apo biznes, duhet të paguajë rregullisht dhe brenda afatit faturën e konsumit mujor.

  6. Pershendetje ,
    Ne baze te VKM 254 Dt.27.03.2020 te gjithe personat te cilet trajtohen me ndihme ekonomike do perfitojne dyfishin e saj.

  7. Pershendetje, per sa i perket pyetjes suaj, ne kuader te masave ekonomike te marra nga qeveria per perballimimin e situates, eshte parashikuar dyfishimi i pageses se ndihmes ekonomike, si dhe familjet/individët me në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike, do të përfitojnë dërgimin e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore falas në shtëpi, si dhe te barnave te rimbursueshme. Evidentimi i rastit tuaj duhet te behet nga punonjesit e pushtetit vendor ku jetoni.

  8. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Paketa e ndihmes ekonomike e miratuar nga Qeveria si pasoje e Pandemise, i mundeson kujtdo qe perfitonte ndihme ekonomike, ta perfitoje ate te dyfishuar gjate kesaj periudhe.

  9. Paketa e ndihmës ekonomike ju mundëson të përfitoni dyfishin e ndihmës ekonomike. Faleminderit

  10. Pershendetje,
    Nese ju trajtoheni me ndihme ekonomike, atehere sipas vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 254 date 27.03.2020, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur per shkak te COVID-19, ju perfitoni dyfishin e pageses se kesaj ndihme ekonomike.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet