Ndihma juridike falas

Pershendetje ,

Nese une marr ndihme ekonomike nga fondi nga 6 % i bashkise , a jam une nje prej kategorive te vecanta perfituese per perfitimin e ndihmes juridike falas?

Faleminderit


Qytetari: ?. P. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihma juridike falas”

  1. 2

    Pershendetje,

    Po, ju beni pjese ne kategorite qe mund te perfitojne sherbim ligjor falas.
    Ne nenin 11, pika “gj” te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” percaktohet se perfitojne ndihme juridike falas personat, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale. Ndersa ne nenin 12 te ketij ligji parcaktohet se perfitues te sherbimeve ligjore falas jane dhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet