Ndihma juridike

Pershendetje,

Kam perfituar ndihme juridike, por ka kaluar afati 3 mujor pasi une kisha konflikt interesi me avokaten e caktuar nga gjykata. Pas 2 muajsh paraqita kerkese per zevendesimin e saj, por gjykata afersisht 2 muaj e gjysem nga nentori 2019 – deri janar te 2020 ma ktheu padine si nje kerkese absurde dhe e pa mbeshtetur ne asnje dispozite ligjore (duke theksuar se kerkesen e bera vet se nuk kishte kush ma bente dhe gjykata mbas 2 muaj e gjysem mori vendimin per kthimin e kerkeses). Te pakten gjykata te caktonte nje seance dhe te me orientonte se cfare donte dhe jo te me dergonte vendimin mbas 2 muaj e gjys pa folur dhe pa caktuar asnje seance…

Tani i dergova Drejtorise se Ndihmes Juridike falas nje shkrese ku ja sqarova se nuk eshte faji im per mos depozitimin e padise brenda afatit kohor, por per shkak se kisha konflikt interesi dhe se avokatja e caktuar me thoshte nuk e hap gjyqin se nuk di ke te hedh ne gjyq, jo nuk e fiton, etj. Dhe keshtu une zbulova qe ai kishte qene avokate e pales qe une do hedh ne gjyq….
Gjykata ma ktheu kerkesen per zevendesim avokati si absurde. Dhe une u detyrova te shkoj perseri te ajo avokate ne muajin janar dhe nga janari deri fund marsit, une personalisht sigurova dokumentacionet dhe sic e dime ne mars u mbyllen gjykatat per shkak te pandemise.

Kerkoj te di nga ana juaj:

Ne rast se une nuk kam paraqitur padi ne gjykate, avokatja nuk me ka bere asnje sherbim etj etj, cfare parash duhet t’i ktheje une ndihmes juridike? Duke qene se vendimi per perfitimin e ndihmes juridike falas u be i pavlefshem, cfare parash duhet t’i jap une tani DNJF – së, ne kushtet kur vendimi nuk eshte vene ne zbatim? Perse jam i detyruar t’i jap keto para kur si kam marr gje DNJF – së?

Faleminderit


Qytetari: I. M. Data: 20 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihma juridike”

  1. Pershendetje,
    Ligji nr.111/2017 “Per Ndihmen Juridike te garantuar nga shteti”, ne lidhje me problematiken tuaj, parashikon si me poshte vijon.
    Ju keni perfituar Ndihme juridike falas, me vendim te formes se prere nga Gjykata. Ne kete rast vendimi i percillet Ministrise se Drejtesise dhe Dhomes Vendore te Avcokatise Tirane. Avokati caktohet nga Dhoma Vendore e Avokatise nga listat qe disponohen, dhe jo nga Gjykata. Nese ju konstatoni konflikt interesi, atehere menjehere duhet te drejtoni kerkesen per zevendesimin e Avokatit, Dhomes se Avokatise dhe jo Gjykates, me pas Dhoma e Avokatise pasi verifikon kushtet ju cakton nje avokat tjeter nga lista. Nese pasi ju keni konstatuar konfliktin e interesit, keni pranuar te vazhdoni bashkepunimin me po ate avokat, atehere keni shprehur vullnetin qe avokati te vazhdoje me procedurat gjyqesore per te cilat ju keni kerkuar Ndihme Juridike Dytesore. Neni 31 i Ligjit Nr. 111/2017 parashikon rastet e kthimit të përfitimeve, dhe nje prej tyre eshte kur: a)nuk e ka paraqitur kërkesëpadinë në gjykatë, pas kalimit të një afati tremujor nga data kur vendimi i gjykatës për pranimin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore ka marrë formë të prerë.
    Ne kete rast sugjeroj te drejtoni kerkesen tuaj Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas, dhe te sqaroni kushtet dhe rrethanat per te cilat, kerkespadia nuk eshte paraqitur ne Gjykate brenda afatit tre mujor te percaktuar ne ligj, rrethana te cilat nuk vareshin prej jush dhe nuk mund te mbani pergjegjesi. Ne te kundert, ju detyroheni te mbani pergjegjesi financiare ndaj Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet