Ndihma juridike

Pershendetje,

Kam perfituar ndihme juridike, vendimi ka 10 muaj qe ka mare forme te prere … kam ikur tek avokati i percaktuar nga Gjykata, por keto 10 muaj nuk kam mundur ta depozitoj padine per shkak te dokumentacione qe mungonin ne instuticione, plus edhe pandemia qe mbylli kete periudhe gjykatat. Tani qe i kemi pergatitur te gjithe dokumentacionet me avokatin dhe dua ta depozitoj padine, pyetja ime eshte: a ka ndonje pengese nga Drejtoria e Ndihmes Juridike Falas dhe a eshte akoma ne fuqi vendimi?
Theksoj se padine nuk e kam depozituar per shkak te mungeses se dokumentacionit qe duhej per gjyqin, por dhe gjykatat mbyllur keto 3 muaj nga pandemia.

Faleminderit


Qytetari: I. M. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihma juridike”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, ligji nr.111/2017 “Per Ndihmen Juridike te garantuar nga Shteti”, konkretisht neni 31 parashikon:

    Rastet e kthimit të përfitimeve:
    1. Në rast se një person, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe/ose
    përjashtimin nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, i kanë ndryshuar rrethanat në një mënyrë të tillë që nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë subjekt përfitues i ndihmës juridike dytësore, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas i njofton përfituesit të ndihmës juridike detyrimin për kthimin vullnetar të shpenzimeve të kryera, shumën konkrete dhe afatin për përmbushjen e këtij detyrimi. Procedura, periodiciteti dhe rregullat e verifikimit të ndryshimit të rrethanave përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Drejtësisë.
    2. Në rast të mosekzekutimit vullnetar të detyrimit për kthimin e shpenzimeve brenda afatit të caktuar, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas paraqet kërkesëpadi në gjykatë, duke kërkuar kthimin e shumës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    3. Parashikimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, do të zbatohen dhe në rastin kur personi, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe/ose përjashtimi nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore ose avokati i caktuar:
    a) nuk e ka paraqitur kërkesëpadinë në gjykatë, pas kalimit të një afati tremujor nga data kur vendimi i gjykatës për pranimin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore ka marrë formë të prerë;
    b) ka hequr dorë nga gjykimi i padisë, nga e drejta e padisë, nga ankimi dhe rekursi apo nga ekzekutimi i urdhrit të ekzekutimit.

    Sipas ligjit, nese kerkese padia nuk dorezohet ne gjykate, brenda nje afati 3 mujor nga vendimi per perfitimin e ndihmes juridike, atehere perfituesi detyrohet te ktheje shpenzimet e kryera ne favor te Drejtorise se Ndihmes Juridike. Ne rastin tuaj konkret, periudha 3 mujore ne te cilen ka zgjatur gjendja e jashtezakonshme, nuk do te perfshihet ne afatin e mesiperm, per shkak se gjykatat kane pezulluar veprimtarine tyre, per sa kohe zgjat gjendja e pandemise. Ne lidhje me mosveprimet tuaja, perpara gjendjes se pandemise, nese ju arrini te vertetoni se bashku me avokatin, pamundesine e dorezimit te kerkesepadise dhe pergatitjes se dokumentacionit perkates per faj te institucioneve shteterore, atehere keto pretendime duhet t’i paraqisni perpara Drejtorise se Ndihmes Juridike, dhe me pas ajo do te marre nje vendim ne lidhje me rastin tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet