Ndihma ekonomike

Pershendetje,

Unë aktualisht jam e divorcuar dhe trajtohem me ndihme ekonomike. Nese une keto jave ekzekutoje pensionin ushqimor te femijes dhe e marr shumen e caktuar, a do vazhdoje te trajtohem me ndihme ekonomike apo do më ndërpritet?
Faleminderit


Qytetari: S. S. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihma ekonomike”

  1. 1

    Përshëndetje,

    Ne baze te VKM Nr.597, datë 4.9.2019, ju bejme me dije se ju keni detyrimin per deklarimin e ndryshimeve te situates juaj social-ekonomike, cdo tre muaj prane administratorit shoqeror. Mosdeklarimi perben shkak per perjashtimin nga perfitimi i ndihmes ekonomike.
    Pas deklarimit te ndryshimeve te situates tuaj social-ekonomike (ku perfshihet edhe pagesa e pensionit ushqimor te femijes), kushtet tuaja do te jene objekt vleresimi sipas sistemit te pikezimit, permes se cilit percaktohet nese kualifikoheni ose jo per te perfitur ndihme ekonomike.

    Faleminderit,

    Linku ku mund te konsultoheni me VKM nr.597, datë 04.09.2019, te botuar ne Fletoren Zyrtare nr.123, viti 2019. https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/123/d4eb83a7-6880-4599-b28f-baef7c105f63

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet