Ndihma ekonomike

Përshëndetje,

Pasi aplikova online për ndihmë ekonomike sipas dhënies së konsensusit të zyrës së punës mu komunikua që duhet të aplikoj në bashki. Atje plotësova formular përsëri dhe mu komunikua verbalisht që aprovimi varet nga Drejtori (se për kë drejtor bëhet fjalë nuk e di).  Vlera e ndihmës ekonomike mu komunikua për 1800 all ndryshe nga 8000 all nga sa ishte premtuar në fillim. Të gjitha shkeljet e kodit penal dhe të të drejtave të njeriut janë raportuar në Ministrinë e Brëndshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes nga ish-punëmarrësit, madje edhe shkeljet në institucione të tjera me militante.

Ju lutem më jepni një përgjigje.


Qytetari: B. S. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndihma ekonomike”

  1. Përshëndetje!

    Masa e ndihmes ekonomike perllogaritet ne baze te perberjes familjare dhe metodologjia e perllogaritjes eshte percaktuar me Vendim te Keshillit te Ministrave.
    Ju bejme me dije se per cdo vendim-marrje ne lidhje me ndihmen ekonomike, qe vleresoni se eshte e padrejte, ju mund te ankimoheni brenda afateve ligjore, prane bashkise/njesise administrative dhe struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet