Ndihma ekonomike

Jam i papune me 4 femije. A me takon ndihma ekonomike? Nuk ma japin sepse kam makine. Faleminderit,


Qytetari: A. G. Data: 9 September , 2020, Kategoria: Ndihma Ekonomike.

One response to “Ndihma ekonomike”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ligjerisht ju nuk perjashtoheni te aplikoni per perfitimin e ndihmes ekonomike, pavaresisht se keni ne pronesi nje automjet. Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet sistemit te pikezimit, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë. Pra, skema e ndihmes ekonomike synon te mbeshtese familjet me te varfra.
    Formula përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: të ardhurat nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet e paluajtshtme dhe te luajtshme (ku perfshihet edhe makina), bujqësia, blegtoria, trashëgimia dhe dhuratat.

    Ne rast se interesoheni per piket konkrete qe ka marre aplikimi juaj per ndihme ekonomike, pas vleresimit te situates tuaj social-ekonomike sipas formules perkatese, Ju mund te dergoni nje kerkese zyrtare per informacion prane Bashkise/njesise administrative dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror (te qytetit ku banoni).

    Ju bejme me dije se per cdo vendim-marrje te organeve per mosperftim nga ana juaj te NE, qe vleresoni se eshte e padrejte, ju mund te ankimoheni brenda afateve ligjore, prane bashkise/njesise administrative dhe struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet