Ndihma ekonomike

Pershendetje ! Emri im eshte E.L kam nevoje per ndihmen tuaj ne lidhje me ndihmen ekonomike. Kete vit mbarova Universitetin dhe dua te ndahem nga trungu familjar dhe te jem me vehte, por familja ime trajtohet me ndihme ekonomike. Pyetja ime eshte se nese ndahem nga familja, a vazhdojne pjesetaret e tjere te familjes te trajtohen perseri ne ndihme ekonomike? Faleminderit,


Qytetari: E. L. Data: 19 August , 2020, Kategoria: Ndihma Ekonomike.

One response to “Ndihma ekonomike”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne piken 11 te VKM-se nr. 597, datë 4.9.2019 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, percaktohet se:
    “Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
    a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë;

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet