Nderrimit i mbiemrit

Pershendetje,

Pas disa ditesh bej martesen dhe une kam deshire te marr mbiemrin e gruas. Martesen po e bej ne Greqi. Sa kohe mund te me zgjase procedura per nderrimin e mbiemrit tim si pasoje e marteses? A duhet ta bej proceduren une nga ketu ne Greqi apo duhet te vi ne Shqiperi? Ne rast se nuk dua ta ndryshoj tani, por ta bej me kalimin e kohes, a ekziston mundesia? Faleminderit


Qytetari: A. J. Data: 5 January , 2021, Kategoria: Familjare, Gjendja civile.

One response to “Nderrimit i mbiemrit”

  1. Pershendetje,

    Ju mund te zgjidhni te mbani mbiemrin tuaj ose te bashkeshortes ne momentin e lidhjes se marteses. Ne nenin 51 te Kodit te Familjes se RSH percaktohet se “bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave”.
    Pra, nese vendosni te merrni mbiemrin e bashkeshortes, atehere ju duhet te aplikoni per te ndryshuar mbiemrin ne dokumentet tuaja te identifikimit si leternjoftim dhe pasaporte. Keto veprime kryhen pasi te jete rregjistruar martesa ne aktet e Gjendjes Civile ne Shqiperi.

    Per me shume informacion mbi modalitetet e lidhjes se marteses, lutem referohuni linkut me poshte: http://www.ambasadat.gov.al/greece/sq/martesa

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet