Nderrimi i nje germe

Pershendetje,

Prej pak kohesh kam zbuluar se nje germe (shkronje) e emrit tim eshte gabim dhe nuk pershtatet me emrin qe kam ne dokumentat ne vend.  Ne vend te ‘e’ eshte ‘a’. Cfare pasojash mund te kem ne nje te ardhme? Cfare mund ta bej per ta korrigjuar kete? Faleminderit,


Qytetari: D. Z. Data: 7 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Nderrimi i nje germe”

  1. Përshëndetje! Neni 57/7 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” (i përditësuar) parashikon:“Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin”.
    Sa më sipër vlersoj, nëse gabimi është material, i bërë gjatë transkiptimit të akteve të gjëndjes civile, duhet të paraqiteni pranë zyrës së gjendjes civile ku keni vendbanimin, për të bërë kërkesë për korrigjimin e gabimit.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: a) kopje të aktit të lindjes; b) çdo dokument tjetër që provon gabimin. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet