Nderrimi i mbiemrit si pasoje e marteses

Pershendetje, une per pak dite martohem dhe dua te marr mbiemrit e bashkeshortit. Pyetja ime eshte nese pas martese dhe nderrimit te mbiemrit, a duhet te ndryshoj me patjeter diplomat, leternjoftimin, pronesine e makines, te cilat i kam me mbiemrin tim te para marteses? Faleminderit


Qytetari: X. G. Data: 4 July , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Nderrimi i mbiemrit si pasoje e marteses”

  1. 2

    Pershendetje,

    Ne momentin e lidhjes se marteses ju keni te drejte te zgjidhni se cilin mbiemer do te mbani. Dokumentat tuaja te identifikimit, sic jane karte identiteti dhe pasaporta do te duhet te ndryshohen, ndersa dokumenta te tjere sic jane diploma, etj, jane dokumenta qe leshohen vetem njehere nga institucioni dhe nuk ndryshojne si pasoje e ndryshimit te statusit tuaj.
    Nese ju akoma nuk keni perfunduar studimet, pra nuk keni te mbrojtur akoma diplomen, atehere duhet te paraqiteni prane institucionit arsimor qe te ndryshoni mbiemrin.
    Ne vemendjen tuaj: Ju bejme me dije se ne certifikaten tuaj te marteses jane te shenuar te dy mbiemrat, si mbiemri para martese, ashtu edhe ai pas martese.
    Falminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet