Nderrimi i mbiemrit pas marteses. A duhet nderruar dhe pasaporta menjehere?

Pershendetje!

Kam bere celebrim martesor javen e kaluar. Si pasoje e marteses, kam nderruar mbiemrin, duke marre mbiemrim e bashkeshortit. Per shkak te qendrimit te shkurter ne Shqiperi nuk pata mundesi te bej pasaporte dhe karte ID me mbiemrin e ri dhe u ktheva ne Gjermani. Ne te dy aeroportet, si te Tiranes ashtu edhe ate ne Gjermani kalova pa problem dhe nuk me pyeten as per certifikate martese apo personale timen apo te bashkeshortit. Keto i kam te perkthyera dhe noterizuara ne ministri.
Ju lutem a mund te me jepni nje pergjigje se sa kohe me lejon ligji qe une te rri me pasaporten e mbiemrit te vjeter? A ka ndonje afat kohor te caktuar per sa kohe duhet ta nderroj pasaporten patjeter ?

Theksoj qe leja e qendrimit ne Gjermani eshte me mbiemrin e vjeter dhe e vlefshme deri ne muajin tetor. U interesova  ne zyrat e lejes se qendrimit dhe me thane qe persa kohe ke pasaporten e vjeter, leja e qendrimit eshte e vlefshme me pasaporten qe disponon. Ne momentin kur te nderroje pasaporten, a duhet te nderroje edhe lejen qe te kete mbiemrin e ri? Faleminderit,


Qytetari: K. L. Data: 26 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Nderrimi i mbiemrit pas marteses. A duhet nderruar dhe pasaporta menjehere?”

  1. 1

    Pershendetje
    Pershendetje. Pasaporta eshte e drejte dhe jo detyrim. Kjo do te thote qe nuk ka ndonje afat se kur duhet te aplikoni per nje pasaporte me te dhena te ndryshuara.

    Pas lidhjes së martesës në shtetin e huaj, dokumenti i martesës (certifikatë martese /ekstrakt akt martese) i legalizuar, përcillet për regjistrim në shërbimin e gjendjes civile në Shqipëri në zyrën e gjendjes civile, ku bashkëshorti shqiptar ka vendbanimin.
    Lidhja e marteses nuk eshte shkak thelbesore per ndryshimin e lejes, ne cdo moment nje certifikate martese sqaron situaten ne lidhje me ndryshimin e mbiemrit
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet