Pershendetje,
Doja te dija nese mundem t’ia nderroje emrin dhe mbiemrin vajzes pa miratimin e ish-burrit? Jemi ne proces te shkurorezimit dhe deshiroj qe vajzes t’ia nderroj emrin dhe t’ja le mbiemrin tim? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ne baze te nenit 52 te Kodit te Familjes, percaktohet se: “Fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit”.
Ne nenin 57 te ligjit nr. 10129, datë 11.5.2009 “Per Gjendjen Civile” i perditesuar, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Ne kete dispozite percaktohet se emri/mbiemri mund te ndryshohet me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.
Persa me siper, vleresojme se kerkesa per ndryshimin e emrit/ mbiemrit duhet te behet nga vete personi i interesuar (femija juaj ne rastin konkret), brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, ne lidhje me shkaqet qe percaktohen shprehimisht ne ligj. Deri ne arritjen e kesaj moshe, sipas ligjit femija mban mbiemrin e te atit.
Faleminderit