Nderrimi i emrit

Dje kam shkuar te zyra e gjendjes civile ne Patos dhe me thane qe ligji i ndryshimit te emrit nuk ekziston me


Qytetari: R. H. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Nderrimi i emrit”

  1. Pershendetje. Eshte e vertete qe ne baze te ligjit per gjendjen civile, ndryshimi i emrit behet vetem ne raste shume specifike dhe te kufizuara. Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht ne dy raste, kur eshte emri i perkohshem, ose kur ka shkaqe papershtatshmerie.
    Emrit i përkohshëm quhet emri i vendosur nga prindërit dhe ky mund te ndryshohet me kerkese te vete personit, brenda një viti nga data e mbushjes së moshës madhore, pra 18-19 vjec. Në këtë rast kërkesa përmban datën dhe nënshkrimin e kërkuesit, i cili duhet të përcaktojë qartë emrin e përhershëm që kërkon të marrë.
    Raste te papershtatshmerise, konsiderohen emrat fyes, diskriminues, etj.. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret.
    Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet