Nderrimi Emrit

Pershendetje, kam ndryshuar emrin para 10 vjetesh dhe kerkoj te marr emrin tim qe kam pas. Nuk jam ne ndjekje penale dhe nuk kam as probleme ne Shqiperi apo Europe. Nuk kam e as kam pas ndonje here probleme, jam i paster. Thjesht dua te marr emrin tim qe me kane vene kur kam lindur. Cfare procedure duhet te ndjek?


Qytetari: M. O. Data: 16 December , 2019, Kategoria: Gjendja civile.

2 responses to “Nderrimi Emrit”

  1. Suela Sulkja Suela Sulkja says:

    Me ndryshimet qe ka pesuar ligji nNr.130/2013, “Për disa shtesa dhe ndryshimenë Ligjin Nr.10129, date 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, të ,Çdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin jo më shumë se një herë, me
    përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin
    e lindjes. Referuar Nenit 57/1, pika 3, të Ligjit Nr.130/2013, “Për disa shtesa dhe ndryshime
    në Ligjin Nr.10129, date 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar, kërkesa përndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqepapërshtatshmërie.Kërkuesi në këtë rast paraqet kërkesën në Zyrën e Gjëndjes Civile ku
    figuron i rregjistruar në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri ose mbiemri, emriose mbiemri i ri që ka zgjedhur, bashkë me një çertifikatë të kësaj zyre (për ndërrim emri,çertifikatë lindje), dhe pasi ndërron mbiemrin çertifikate familjare.
    Dokumentat për ndërrim emri, mbiemri :
    *kërkesë
    *vërtetim nga prokuroria
    * vërtetim nga gjykata
    * çertifikatë lindje me foto
    Taksa për këtë shërbim është 1000 lekë.Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile.
    Sipas këtij ligji “Kërkesa për ndryshimin e emrit/mbiemrit i paraqitet përgjegjësit të zyrës së gjendjes civile, ku kërkuesi ka vendbanimin…Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile formon fashikullin e kërkesës me dokumentet përkatëse dhe, pasi ka verifikuar nëse ka shënime të mëparshme në regjistrin e gjendjes civile, brenda 60 ditëve, e përcjell fashikullin pranë prefektit të qarkut, nën juridiksionin e të cilit ndodhet zyra e gjendjes civile, së bashku me mendimin e tij lidhur me plotësimin e dokumentacionit dhe verifikimin paraprak të arsyeve të kërkesës së paraqitur”. Prefekti “…kur çmon se janë përmbushur kushtet dhe procedurat, sipas këtij ligji, urdhëron afishimin e shpalljes të kërkesës në zyrën e gjendjes civile ku është paraqitur kërkesa, pranë vendbanimin të kërkuesit, si dhe në dy prej gazetave për një periudhe prej 15 ditësh, si dhe/ose në Fletoren Zyrtare

  2. Ndryshimi i emrit parashikohet në nenin 57 të Ligjit 10 129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile”, i ndryshuar. Fakti që ju e keni ndryshuar një herë emrin nuk ju jep të drejtën të merrni përsëri emrin tuaj të parë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet