Pershendetje,
Jam nje goce qe sapo kam mbushur 18 vjec. Jam rritur nga nena ime dhe nga babai im jo natural, pasi babai natyral me ka braktisur ne moshen 2 vjece dhe nuk eshte dukur me qe atehere. Do doja me shpirt te nderroja mbiemrin dhe te merrja mbiemrin e babait qe me ka rritur…Cfare menyrash ka per te arritur kete qellim? Shume faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje! Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme:
a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes;
b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE” (I përditësuar).
Kërkesa për ndryshimin e emrit/mbiemrit i paraqitet përgjegjësit të zyrës së gjendjes civile, ku kërkuesi ka vendbanimin.
Çdo shtetas mund të kërkojë ndryshimin e mbiemrit pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit/mbiemrit dhe emrin/mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse.
Kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
Ministri përgjegjës për gjendjen civile parashikon me udhëzim rregullat lidhur me përcaktueshmërinë e emrave/mbiemrave që konsiderohen të papërshtatshëm, si dhe listën me emra dhe mbiemra të personave që kanë rëndësi historike, familjeve të shquara në shkallë kombëtare apo të mirënjohura në bashkinë/komunën ku ka vendbanimin kërkuesi, së bashku me një listë, pasi merr paraprakisht mendimin e institucioneve të specializuara.
Sa më sipër, ligji nuk parashikon mundesinë e ndryshimit të mbiemrit në rastin tuaj. Faleminderit