Nderrim mbiemri

Nese kam nderruar emrin një herë, a mundet të nderroj tani edhe mbiemrin? Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 14 January , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Nderrim mbiemri”

  1. 3

    Përshëndetje!

    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” (i përditësuar), përcakton se:
    Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme:
    a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes;
    b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji. Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Sa më sipër, vleresoj se pavaresisht se keni ndryshuar emrin me pare, ju mund ta kërkoni ndryshimin e mbiemrit pranë zyrës së gjendjes civile ku keni vendbanimin, nese ekzitojne shkaqet e papershtatshmerise. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet