Jam nje qytetar qe nuk kam ndryshuar kurre emer dhe mbiemer. Doja te beja nje kerkese tani. Nuk kam dhe nuk kam patur kurre probleme ligjore. A mund ta bej kerkesen tani ne 2020? E lejon ligji aktualisht? Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht dhe paraqitet në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
Nese nuk ndodheni ne kushtet e papershtatshmerise se emrit, atehere vleresojme se ZGJC-ja eshte ne kushtet kur duhet te refuzoje kerkesen tuaj per ndryshim emri. Ne rast refuzimi te kerkeses tuaj nga ZGJ-ja dhe nese pretendoni se refuzimi nuk eshte i bazuar ne ligj, ju mund t’i drejtoheni gjykates per te vendosur ne lidhje me kerkesen tuaj per ndryshim emri.
Kërkesa prane ZGJC duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
gjyqësore;
b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
ç) kopjen e letërnjoftimit;
d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
tjetër;
e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.
Nuk lejohet ndryshimi i emrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.
Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.
Faleminderit