Nderrim emri

Pershendetje,
Dua te ndryshoj emrin, por jetoj ne Gjermani.  A ka ndonje menyre? Mund te me thoni dhe sa dite zgjat procedura e ndryshimit te emrit? Faleminderit


Qytetari: k. o. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Nderrim emri”

  1. 1

    Pershendetje,

    Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht dhe paraqitet nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i emrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.

    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet