Nderprerja e mardhenies se punes

Pershendetje,

Kam nderprere marredheniet e punes nga shkurtimi i punes. Marredheniet e mia jane shkeputer me date 13.08.2020 dhe perfitoj asistencen. Kam shkuar te zyra e punes dhe ata me thone qe nuk e merr dot. Arsyeja eshte qe nuk te kane derdhur kontributet. Flas me ekonomisten dhe pergjigja e saj eshte jo nuk jane derdhur akoma, nuk e din. Ju lutem me ndihmoni cfare te bej? Faleminderit,


Qytetari: K. S. Data: 8 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Nderprerja e mardhenies se punes”

  1. 2

    Pershendetje. Prane e-albania, ju keni mundesine qe te shkarkoni nje vertetim nga sigurimet shoqerore, pa pagese. Ne kete vertetim pasqyrohen te gjitha te dhenat lidhur me deklarimin tuaj prane autoriteteve publike, si dhe derdhja e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Nese ju jeni deklaruar dhe nuk ju jane paguar ende kontributet, atehere problemi eshte i ish punedhenesit tuaj, i cili rezulton debitor prane sigurimeve, dhe keto detyrime duhet te paguhen sa me shpejt. Nese ju nuk jeni deklaruar ne sigurime, atehere ju nuk keni te drejte te perfitoni nga pagesa e papunesise, por mund te ngrini nje padi civile kundrejt ish punedhenesit tuaj ku te kerkoni derdhjen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore, si dhe shperblimin e demit qe ju ka ardhur.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet