Ndermjetesim per zgjidhje martese

Pershendetje! Jam i interesuar te di se sa kushton tarifa per zgjidhjen e marteses me ndermjetesim. Sa kohe zgjat? Kam dy femije te vegjel nen 10 vjec. Ku mund te gjej nje ndermjetesues ose a mund te me referoni nje te tille. Me respekt,


Qytetari: S. V. Data: 10 December , 2020, Kategoria: Familjare, Ndermjetesim.

3 responses to “Ndermjetesim per zgjidhje martese”

  1. Pershendetje
    Zgjidhja se marteses me marreveshje eshte nje nga format per tiu drejtuar gjykates. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me kerkese gjykates per miratimin e saj. Kostot ne kete rast jane:
    a. Marreveshja noteriale;
    b. Kerkesa para gjykates, 200 leke (te reja)
    c. Tarifa e sherbimit te avokatit ( nese perfaqesoheni nga nje avokat)
    Ne lidhje me tarifen e ketij te fundit nuk mund tiu themi nje vlere te sakte pasi duke qene profesion i lire eshte ne vullnet te paleve per te percaktuara tarifen e ketij sherbimi.
    Faleminderit

  2. Mario Prendi Mario Prendi says:
    3

    Përshëndetje!
    Sipas nenit 1/2/a të Ligjit Nr. 10385 Dt. 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, ndërmjetësimi është procedura e zgjidhjes jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve, ku dy ose më shumë palë në marrëveshje midis tyre, mbi bazë të vullnetit të lirë, përpiqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet me mbështetjen e ndërmjetësit, pra sipas përmbajtjes së dispozitës duhet të ketë vullnet të shprehur nga dy palët për aplikimin e ndërmjetësimit.
    Referuar nenit 17/d të Ligjit Nr. 10385/2011, në marrëveshjen për realizimin e procesit të ndërmjetësimit që nënshkruhet midis ndërmjetësit dhe palëve, përcaktohet dhe shpenzimi për procedurën e ndërmjetësimit dhe shpërblimi i ndërmjetësit, me vullnetin e lirë të palëve në proces. Megjithatë, referuar nenit 7/d të ligjit Nr. 10385/2011, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve propozon tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit, të cilat miratohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave. Duke marrë në konsideratë faktin që ky udhëzim është në proces hartimi dhe nuk është miratuar ende, atëherë mund ti referohemi tarifave të miratuara më parë nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve me Vendimin nr. 10 datë 23/11/ 2013 “Për tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit”. Në nenin 4/3 të këtij Vendimi parashikohet se për ndërmjetësimin e çështjeve familjare do të aplikohet tarifë shërbimi fikse në masën 18,000 lekë (tetëmbëdhjetë mijë lekë) pa TVSH.
    Në përputhje me Nenin 12/1 të Ligjit Nr. 10385/2011, procedura për ndërmjetësim fillon nga data e paraqitjes së ftesës për ndërmjetësim nga të paktën njëra nga palët në konflikt, ndaj palës tjetër. Në lidhje me kohëzgjatjen e procesit të ndërmjetësimit, konform nenit 3/b të Ligjit Nr. 10385/2011, parashikohet që ndërmjetësimi është vullnetar dhe palët kanë të drejtë të përcaktojnë kushtet, procedurën, si dhe afatet për aq sa ato janë të lejueshme në dakordësi dhe me ndërmjetësin e zgjedhur, pra kohëzgjatja mund të dakordësohet gjithmonë duke konsideruar afatet e arsyeshme. Procedura e ndërmjetësimit përfundon pasi arrihet marrëveshja dhe procedohet me aktmarrëveshjen me kërkesën e palëve pjesë të procesit të ndërmjetësimit, ose nëse palët heqin dorë nga zgjidhja e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim gjatë procesit. Referuar dispozitave përkatëse, kohëzgjatja e procesit nuk mund të përcaktohet në mënyrë eksplicite, por varion në varësi të kompleksitetit që ka zgjidhja e mosmarrëveshjes dhe afatit të dakordësuar midis palëve dhe ndërmjetësit gjithmonë duke respektuar parimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes në një kohë të arsyeshme, të shpejtë dhe efektive duke respektuar në këtë rast dhe parimin e interesit më të lartë të fëmijës.
    Sa i përket listës së ndërmjetësve të licensuar, ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës të licensuar, të specializuar sipas nenit 5/3 të Ligjit Nr. 10385/2011, për trajtimin e rasteve ku përfshihen interesat e të miturve duke marrë në konsideratë se në brendësi të procesit tuaj për zgjidhje martese, janë të përfshirë dhe dy fëmijë të mitur, interesi i të cilëve prevalon në cdo hap apo procedurë për zgjidhjen e martesës duke marrë në konsideratë dhe pasojat që vijnë nga zgjidhja e martesës. Ndërmjetësit e licensuar e ushtrojnë funksionin e tyre në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e përditësar nga faqja zyrtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në linkun e mëposhtëm.
    http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734

    Për çdo paqartësi apo sqarim të mëtejshëm jemi në dispozicion.

  3. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Kodi i familjes ne RSH parashikon 3 raste te zgjidhjes se marteses: 1. Me pelqim reciprok te bashkeshorteve; 2. Per shkak te nderprerjes se jeteses se perbashket; 3. me kerkesen e njerit bashkeshkeshort. Ne cdo rast zgjidhja e marteses kryhet me vendim te formes se prere te gjykates perkatese.
    Nga sa parashtroni vleresoj se jeni ne kushtet e zgjidhjes se marteses me marreveshje (para noterit publik). Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, bazohet në një marrëveshje reciproke, të përbashkët, të tyre, e cila ka për qëllim dhënien fund të martesës që ekziston midis dy bashkëshortëve. Së pari, e gjithë procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve, të cilët përcaktojnë se duan që të zgjidhin martesën e tyre. Kjo kërkesë mund të paraqitet në gjykatë ose nga bashkëshortët personalisht ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë. Së dyti me kërkesën për zgjidhjen e martesës, bashkëshortët duhet t’i paraqesin gjykatës edhe një projektmarrëveshje në të cilën të jetë parashikuar mënyra e rregullimit të pasojave që vijnë si rrjedhojë e zgjidhjes së martesës, të cilat janë :

    Lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të mitur dhe përcaktimin e të ardhurave për rritjen dhe edukimin e tyre.
    Kontributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshortit nevojtar.
    Rregullimin e marrëdhënieve pasurore midis bashkëshortëve.

    Ne parim cdo akt marreveshje e lidhur perpara ndermjetesuesit te licensuar, do te duhet te dergohet me pas ne gjykate per nxjerrjen e urdherit te ekzekutimit. Pra ne cdo rast ju do te duhej te perballeni me gjykaten. Per me teper legjislacioni jone njeh vendimin e gjykates per zgjidhje martese.

    Tarifa per kerkesen per zgjidhjen e marteses me pelqim reciprok te bashkeshorteve eshte ne vleren 200 lek.
    Per gjetjen e nje ndermjetesuesi duhet t’i drejtoheni Dhomes Kombetare te Ndermjetesve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet