Ndarje pasurie pas martese

Pershendetje. Jam ne proces divorci dhe te vetmen pasuri qe kam ne emrin tim eshte makina. Automjeti  eshte vetem ne emrin tim, pra jo ne bashkepronesi me bashkeshorten. A mund te kerkoj te me marri makinen? Apo te kerkoj gjysmen e shumes me te cilen UNE e kam blere?

Faleminderit,


Qytetari: A. C. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndarje pasurie pas martese”

  1. Pershendetje! Sa ju relatoni, bejme me dije se, pasuria e krijuar gjate marteses nga ligji njihet ne bashkpronesi te bashkeshorteve, nese bashkesjortet nuk kane nenshkruar nje marreveshje per regjimin e pasurive te ndara, ligji e parashikon ne raportin ideal te saj, pra 50 perqind sejcilit. Gjate procesit te pjesetimit te pasurise, sejcili mund te provoje me akte dhe prova konkrete, kontributin e tij te shtuar, duke u perpjekur keshtu, qe te provoje para gjykates se te ardhurat financiare te tij gjate marteses kane qene me te larta se bashkeshorti/ja e tij: Per ta mbyllur, nqs makina eshte blere gjate marteses eshte ne bashkepronesi sepse nuk perfshihet tek ajo pasuri qe ligji e quan, pasuri te perdorimit ngushtesisht vetjak dhe aksesore personale. Nqs e keni blere para marteses makina nuk eshte ne bashkepronesi! Fakti qe eshte e regjistruar ne emrin tuaj nuk perben shkak per tu perjashtuar nga bashkepronesia: Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet