Ndarje pasurie pas divorcit

Pershendetje,

Kam bere celebrimet e marteses ne mars te vitit 2018 dhe kam blere nje prone ne gusht 2018. Por tani jemi ne proces divorci. Ne pronen e blere ka emrin dhe ish-bashkeshortja. Ne fakt ne prone kam investuar vetem une, edhe i kam te vertetuara me transferta bankare mujore nga kompania qe kam punuar jashte shtetit, per periudhen nga shkurti 2015 deri ne shkurt 2018. Qe do te thote se une keto para i kam bere (fituar) para aktit te marteses. Jam i interesuar te di nese sipas ligjit me takon mua prona 100% apo do te ndahet me ish-bashkeshorten? Pres pergjigjen tuaj. Faleminderit,


Qytetari: N. B. Data: 2 January , 2021, Kategoria: Familjare.

One response to “Ndarje pasurie pas divorcit”

  1. Pershendetje. Persa kohe kontrata e blerjes se pasurise se palujatshme eshte lidhur ne emer te te dy bashkeshorteve, atehere si pronar jeni te dy. Kjo do te thote qe pas divorcit, kur te ndahet pasuria, bashkeshortja juaj ka te drejten te kerkoje 1/2 e pjeses se pasurise. Ju keni pasur te drejte qe ne momentin e lidhjes se marteses te nenshkruanit marreveshje per regjim pasuror martesor te ndare.
    Megjithate pavaresisht sa me siper, ju keni te drejte qe gjate procesit te ndarjes se pasurise bashkeshortore te kerkoni ne gjykate qe kjo pasuri te perjashtohet nga ndarja dhe te konsiderohet si pasuri vetjake. Eshte gjykata ajo qe do te beje percaktimin perfundimtar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet