Ndarje nga trungu familjar 17 vjec

Pershendetje ,

Jam i interesuar te pyes se a ka pasur te drejte babai im te me ndante mua nga trungu familjar 17 vjec, pra ne vitin 1991 mua me ka ndare vec dhe kam qene 17 vjec. Ne rregjistrin e Z.GJ.C shkruhet qe jam ndare nga Komiteti ekzekutiv i qytetit.

Pra pyetja ime eshte: A eshte e ligjshme qe une te behem vete K/familjar 17 vjec “minoren”
Dhe nese jo, cfare procedure duhet te ndjek ?

Faleminderit


Qytetari: K. H. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndarje nga trungu familjar 17 vjec”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    I mituri 17 vjecar nuk ka fituar ende zotesi te plote per te vepruar dhe per kete e ka te nevojshme qe te qendroje se bashku me prindrit, ose kujdestarin ligjor. Te gjitha veprimet, sidomos ato me karakter te jashtezakonshem, te cilat sjellin pasoja te caktuara mbi te miturin, duhen marre duke patur parasysh interesin me te larte te femijes. Ne perputhje me parashikimet e konventes per te drejtat e femije, i mituri ka te drejten per te shprehur mendimin e tij ne perputhje me aftesine dhe pjekurine, mbi ceshtje qe kane te bejne ne interes te tij. Per sa ju shpreheni, ju nuk keni qene ne djeni te faktit se jeni hequr nga trungu familjar, do te thote se mendimi juaj nuk eshte marre dhe kjo implikon parregullsi.
    Duke patur parasysh dhe kohen e gjate te kaluar qe prej vitit 1991, gjykoj se jeni ne kushtet ku eshte e veshtire te ndermerrni ndonje hap ligjor mbi kete fakt.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet