Ndarje e Prones

Pershendetje
Dua tju pyes nje lidhje me ndarjen e prones qe figuron akoma ne emrin e gjyshit. Gjyshi ka marre toke sipas ligjit 7501 perkatesisht 3450 m2 nje parcele dhe 3000m2 nje parcele tjeter. Gjate kohes kur eshte marre toka trung familjar figuronin vetem 4 persona(gjyshi, gjyshja, dy xhaxhallare). AMTP eshte e vitit 1992. Gjyshi me ka nderruar jete ne 2005 dhe nje xhaxha ne 1997 pa akte trashegimie, ska lene as gjyshi dhe as xhaxhai qe ka nderruar jete akt trashegimie. Gjyshja eshte ndare me xhaxhain tjeter dhe jeton qe nga 20 vite me ne. Theksoj qe figuron vetem AMTP ne ASHK ne emer te gjyshit mbi pronen, nuk ka certifikate pronesie as xhaxhai dhe as gjyshja. A mund te kaloje gjyshja pronen qe i takon nga emri i saj ne emrin e babait tim, cfare nevojitet per kete, dhe sa prone i takon nga totali prej 6450 m2 dhe si te veprojme per te nxjerre certifikaten e pronesise?
Faleminderit!
Gjithe te mirat!

Qytetari: D.L.
Data: 21 Qershor 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Civile - Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Lini një Përgjigje