Ndarja nga trungu familjar dhe efektet mbi pasurine?

Pershendetje,

Jemi një familje prej 6 anëtarësh, kam disa vite që jetoj i ndarë nga prindërit.  Cfarë me keshilloni a duhet të vazhdoj të jem i regjistruar në të njëjtin trung familjar apo të bëj ndarjen dhe të jem vetëm me gruan e fëmijën?  Familja zotëron këto prona 2 shtëpi banimi dhe tokë. Cilat jane efektet e ndarjes nga trungu familjar ne lidhje me pasurine?

Faleminderit


Qytetari: N. L. Data: 8 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Ndarja nga trungu familjar dhe efektet mbi pasurine?”

  1. Pershendetje! Eshte zgjedhje personale te qendroni apo jo ne te njejtin trung familjar me prinderit. Ndarja nga trungu familjar behet prane Zyres se Gjendjes Civile, ku nepermjet kerkeses me shkrim (formular I gatshem) ju aplikoni per ndarjen nga trungu familjar. Kjo ndarje nuk sjell asnje pasoje mbi pasurine. Faleminderit

  2. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Qenia apo jo pjese e trungut familjar nga ana juaj nuk ndikon mbi pasurine familjare te fituar nga prinderit, qofte kjo pasuri e fituar personalisht nga secili prej tyre apo pjese e bashkesise ligjore. Nese pasuria eshte e fituar vetem ne emrin e personave te tjere qe jane pjese e trungut familjar, vellezerit apo motrat, kjo pasuri konsiderohet pasuri personale e tyre.

    Gjithashtu nese problematika juaj lidhet me trashgimine mbi pasurine ne emrin e prinderve tuaj, pavaresisht nese jeni apo jo pjese e trungut familjar, ju konsideroheni si trashgimtar i radhes se pare.

    Gjithe te mirat!

  3. Pershendetje,

    Kryerja e veprimeve ne gjendjen civile per ndarje nga trungu familjar nuk eshte e lidhur me pasurine, pra nuk ka asnje pasoje ne kete drejtim. Ne lidhje me pasurite qe ju relatoni, duhet te shqyrtohet menyra e fitimit te pronesise, ne menyre qe te percaktohen pjeset takuese per sejcilin anetare te familjes. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet