Ndarja e tokes femijeve

Pershendetje,

Cfare procedurash duhet te ndjek une si kryefamiljar per t’u ndare token femijeve? Faleminderit,


Qytetari: V. N. Data: 4 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ndarja e tokes femijeve”

  1. Pershendetje. Pyetja juaj nuk eshte shume e qarte, lidhur me cfare toke doni t’u ndani femijeve tuaj. Nese jeni kryefamiljar i familjes bujqesore, atehere regjistrimi i tokes ne emer te te gjithe anetareve behet duke depozituar ne Agjencine Shteterore te Kadastres, certifikaten e perberjes familjare te dates 1 gusht 1991.
    Nese ju keni ne pronesi nje pasuri tuajen, qe doni ta ndani ndermjet femijeve tuaj, atehere keni te drejte te beni kontrate dhurimi prane noterit, ku te kaloni pronesine e pasurise tuaj tek femijet tuaj.
    Nese keni ne pronesi nje pasuri, ku ju jeni perfaqeues i familjes bujqesore, qe doni ta ndani me anetaret e tjere te familjes, atehere keni te drejte te beni kontrate pjestimi prane noterit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet