Ndarja e shtepise

Pershendetje,

A perfitojne pjesetaret e tjere te familjes, vellezer, motra nga trashegimia ligjore? Theksoj qe prindi deshiron t’ja lere njerit prej femijeve. Certifikata e pronesise eshte ne emrin e te atit dhe mamase. Faleminderit,


Qytetari: S. R. Data: 2 September , 2020, Kategoria: Trashegimia.

One response to “Ndarja e shtepise”

  1. 1

    Pershendetje. Trashegimia ligore celet ne rastet kur trashegimlenesi nuk ka lene testament. Ne kete rast pasurine e tij pas vdekjes e fiton, bashkeshorti ne 1/2 pjese dhe femijet ndajne midis tyre, 1/2 e pjeses tjeter, ne varesi te numrit te femijeve. Ne rast se trashegimlenesi, gjate kohes qe eshte gjalle, vendos qe me testament nje pjese apo te gjithe pasurine, t’ja lere njerit prej femijeve mund ta beje kete gje dhe te tjeret nuk kane te drejte te ngrene pretendime. Mund te kerkojne pjese te caktuara nga pasuria e trashegimlenesit, vetem personat qe kane te drejten e rezerves ligjore. Te tille jane ata persona qe jane ne ngarkim te trashegimlenesit gjate kohes qe ai ka qene gjalle, si: femijet e mitur, trashegimtare te paafte per pune, kur thirren ne trashegim me trashegimi ligjore. Nese persona te tille nuk ka, atehere perfiton vetem personi qe eshte trashegimtar ne testament.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet