Ndarja e prones pas 24 vitesh

Pershendetje,

Prej 24 vjetesh jemi larguar nga fshati dhe shtepine e pronat po i perdor xhaxhai, pasi nuk ka pranuar t’i ndaje me xhaxhallaret e tjere dhe babain. Gjyshi ka vdekur prej 6 vjetesh dhe nuk ka lene testament. A e kemi akoma te drejten per bere ndarjen e kesaj prone ne baze trashegimise pa testament?

Faleminderit,


Qytetari: A. C. Data: 23 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndarja e prones pas 24 vitesh”

  1. Pershendetje!

    Per sa ju relatoni, po ju e keni kete te drejte. Trashegimia fitohet me vdekjen e trashigimlenesit. Trashegimia çelet ne vendin ku ka patur vendbanimin e fundit trashegimlenesi, para Noterit. Kodi civil parashikon edhe kerkimin e trashegimit nepermjet padise. Trashegimtari mund te kerkoje me padi nga kushdo qe posedon teresisht ose pjeserisht pasurine trashegimore njohjen e tij si trashegimtare dhe dorezimin e pasurise (neni 349 i Kodit Civil). Padia per kete kerkim nuk parashkruhet perveç efekteve te parashkrimit fitues per sende te vecuara. Cilido nga bashketrashegimtaret ka te drejte te kerkoje ne çdo kohe pjesetimin e pasurise trashigimore. Pjesetimi mund te behet me marreveshje tek Noteri ose pa marreveshje ne gjykate. Sugjeroj qe ju te filloni menjehere me celjen e deshmise se trashegimise ligjore dhe marrjen e nje informacioni konkret ne Agjencise Vendore te Kadastres mbi pronesine e trashegimlenesit dhe ne kete menyre ju mund te keni nje panorame te qarte te pasurise se lene trashegim nga trashegimlenesi.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet