Quhem X,jam e martuar dhe kam 4 femije, te katert femijet mbi moshen 18 vjec.Jam martuar ne 1997, dhe kam 26 vite martese ku burri me ushtron dhune fizike, dhe na kercenon me jete. Shtepia ku jetojne + toka perreth dhe nje cope toke ca kilometra me tutje i kemi me dokumenta( i beme mbasi jemi martuar) qe te dy jemi pronare.Nese une divorcohem nga burri si ndahet pasurie per mua dhe per 4 femijet?
One Response
Përshëndetje,
Legjislacioni i zbatueshëm në rastin tuaj është Kodi i Familjes së Republikës Socialiste të Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 6599, datë 29.06.1982 i cili nuk përfshin asnjë dispozitë që të rregullonte marrëdhëniet e bashkëpronësisë mes bashkëshortëve. Këto ishin pjesë e Kodit Civil të vitit 1981.
Ligji nr. 6340/26.06.1981 “Për Kodin Civil të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” parashikon se çdo gjë që bashkëshortët kishin fituar gjatë martesës është pasuri e përbashkët [në bashkëpronësi] duke përfshirë këtu edhe pasurinë e fituar me trashëgim e dhurim. Pra ajo do të ndahet 50%-50% për secilin bashkëshort, pavarësisht kontributit që mund të keni dhënë.
Nëpërmjet zgjidhjes së martesës pasojat pasurore janë vetëm për bashkëshortët, pasi dhe bashkëpronësia është ndërmjet tyre. Që domethënë, nga zgjidhja e martesës fëmijët nuk mund të përfitojnë të drejta pasurore apo pjesë.
Faleminderit.