Ndalimi i parashkrimit fitues mbi token

Pershendetje,

Une disponoj me certifikate pronesie nje toke, por kjo toke forcerisht eshte perdorur nga nje shtetas tjeter i cili ka ngritur dhe nje padi ne gjykate per njohje pronar nepermjet parashkrimit fitues. Ju lutem cfare provash mund te paraqes qe mos ta lejoje personin ne fjale qe te me marre token qe une disponoj me certifikate pronesise? Certifikata e pronesise mbi kete toke eshte leshuar ne vitin 2001 dhe ne emer te 5 bashkepronare. Ju faleminderit,


Qytetari: E. D. Data: 23 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ndalimi i parashkrimit fitues mbi token”

  1. Pershendetje !

    Ne mbeshtetje te nenit 168 e vijues te K.C që një person të fitojë pronësinë me anë të parashkrimit fitues duhet që të ekzistojnë njëkohësisht disa kushte:
    – ekzistenca e një sendi të aftë për t’u tjetërsuar;
    – ekzistenca e një veprimi juridik që të ketë për qëllim kalimin e të drejtës së pronësisë dhe që të mos jetë i ndaluar nga ligji;
    – ekzistenca e posedimit të këtij sendi në mënyrë të pandërprerë;
    – kalimi i afatit prej 10 vjetësh për posedimin në mirëbesim dhe 20 vjetësh për posedimin në keqbesim;

    Ju duhet te paraqiteni ne gjykim dhe te kundershtoni me provat perkatese se paku njerin prej kushteve te mesiperme, ne menyre qe te mos lejoni fitimin e pronesise me parashkrim fitues.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet