Pershendetje serish Av.Griselda Dama,
Me screen shot ju kam derguar pergjigjen qe me keni dhene dhe doja te dija si eshte e mundur qe para disa kohesh para pandemise jam nisur per nje dreke per ne Maqedoni dhe nuk me kane lene te kaloje per arsyen e ndaleses ne Shengen dhe nuk u interesova me per kete ceshtje. Tani mora vesh qe me lejohet dhe per me teper siguri u drejtova ketu. Mund te me shpjegoni si ka ndodhur ky refuzim edhe pse? Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Ndalimi per te hyre ne zonen Shengen eshte i vlefshem vetem per kete zone. Megjithate autoritetet kufitare te cdo vendi, kane te drejte te ndalojne hyrjen ne kufi te shtetasve te huaj kur kane dyshime. Ne rastin e ndalesave qe shtetasit marrin nga zona Shengen, autoritetet kufitare ne vendet e treta mund te ndalojne hyrjen e tyre ne territorin e vendit te vet (si ne rastin tuaj ne Maqedonine e Veriut), jo per shkak te ndalimit, por se ky ndalim i shtyn te dyshojne se ju mund te perdorni shtetin e Maqedonise se Veriut per t’u larguar drejt vendeve Shengen ne kundershtim me ndalimin. Kjo sic ju spjeguam eshte ne diskrecionin e autoriteteve kufitare.